Foto nga një operacion për shuarjen e zjarrit në Dibër

Donin të rigjeneronin kullotat për sezonin e ri, por djegin 3 ha tokë në dy fshatra! Procedohen i moshuari dhe 40-vjeçari në Burrel

15 Gusht, 14:53| Përditesimi: 15 Gusht, 14:59

  • Share

Mat- Ndezën zjarre me qëllim që të rigjeneronin kullotat e tyre për sezonin e ardhshëm dhe si pasojë dogjën rreth 3 ha tokë, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 personat e dyshuar.

Policia e Matit, në qarkun Dibër, njoftoi sot (15 Gusht) se si rezultat i hetimeve të kryera për aktin e dyshuar të piromanisë, nisën procedim penal për të moshuarin me inicialet F.S., 73 vjeç, banues në fshatin Shoshaj të Burrelit dhe A.N., 40 vjeç, banues në Maqellarë.

“Këta dy shtetas kanë ndezur zjarre me qëllim pastrimin e kullotave të tyre në fshatin Shoshaj dhe Obok, e si pasojë e erës, zjarret kanë dalë nga kontrolli, duke djegur një sipërfaqe toke prej 3 hektarësh me bimësi”, njoftoi policia. Ndaj tyre i janë referuar materialet Prokurorisë vendore, me veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Dibrës paralajmëroi edhe qytetarët e qarkut dhe veçanërisht ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin” dhe të denoncojnë çdo rast.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?