Bota

VIDEOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve

18 Dhjetor 2024, 12:37| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 12:43

  • Share

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të tij ikonik të mëparshëm.

Ky ndryshim në paraqitjen e tij u vu re teksa Trump ishte në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump në West Palm Beach në Florida.

Shumë komentues në rrjete sociale e përgëzuan për look-in e tij të ri, ndërsa të tjerë e kritikuan për ndryshimin që kishte bërë.

Donald Trump është gati të marrë detyrën si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?