Gianluigi Donnarumma dhe trajneri i Man. City, Pep Guardiola

Sport

Donnarumma gjen akordin personal me 'Qytetarët', pranë firmës me Manchester Cityn

24 Gusht, 18:15| Përditesimi: 24 Gusht, 18:16

  • Share

Portieri i kombëtares italiane dhe aktualisht pjesë e Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Manchester City, pasi ka arritur marrëveshje personale me ekipin e Premier League.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raporton se 26-vjeçari ka rënë dakord me “Qytetarët” për kushtet personale, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë ende në vijim për të përcaktuar shumën përfundimtare të transferimit.

Donnarumma, që prej disa sezonesh konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë, është lënë jashtë planeve të PSG-së këtë verë. Klubi francez ka vendosur t'i besojë Lucas Chevalier, i blerë për 50 milionë euro nga Lille, si gardianin kryesor të portës, çka ka bërë që italiani të përjashtohet nga stërvitjet me skuadrën dhe të kërkojë një destinacion të ri përpara mbylljes së merkatos.

Të premten në mbrëmje, Donnarumma u pa duke përshëndetur tifozët në 'Parkun e Princave', një sinjal i qartë i largimit të tij të afërt nga kryeqyteti francez.

Transferimi i tij në 'Etihad' pritet të varet edhe nga e ardhmja e Ederson Moraes, portierit brazilian të Cityt, i cili është në shënjestrën e Galatasaray. Në ndeshjen e fundit të kampionëve anglezë, ku ata u mposhtën 0-2 nga Tottenham, James Trafford nuk arriti të bindte në debutimin e tij, duke shtuar më tej urgjencën për një zgjidhje në portë.

PSG kërkonte fillimisht 50 milionë euro për kartonin e Donnarummës, por sipas burimeve të afërta me bisedimet, marrëveshja përfundimtare mund të mbyllet për një shumë më të ulët. Nëse gjithçka shkon sipas planit, italiani do të bëhet përforcimi i radhës i Manchester City në këtë merkato verore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?