Italia luan dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2024. Kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup në datën 9 shtator dhe në Itali kundër Ukrainës tre ditë më vonë, të kaltrit kërkojnë të bëjnë mirë në debutmin e trajnerit Luciano Spalletti.
Në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme, te Italia kanë bërë disa ndryshime me largimin e Mancinit. Gianluigi Buffon është ritkhyer në staf, me rolin e menaxherit të ekipit, teksa prania e tij jep më shumë siguri edhe për portierin Donnarumma.
Në një intervistë për mediet tej Adriatikut, portieri i PSG-së flet fjalët më të mira për Buffon, ndërsa kërkon që t'i thyejë rekordin e prezencave me ekipin kombëtar.
-E mbani mend debutimin tuaj?
Si mund ta harroj, është e vështirë të harrohet. E dija që do të luaja një ditë, isha i emocionuar. Debutimi me klubin është një gjë, ai me Italinë është krejtësisht ndryshe. Isha shumë i lumtur një natë para kësaj, kam një tatuazh që e kujton. Nuk mund ta harroj.
-Si e gjetët sërish Buffon?
E njëjta gjë. Është gjithmonë i njëjti person, ai është këtu me shumë entuziazëm, i ndihmon të gjithë. Vetëm prania e tij të jep një forcë tjetër.
-Keni në plan të thyeni rekordin e tij të pjesëmarrjes me ekipin?
Le të shohim, është një objektiv që dikush i vendos vetes.
-Kush ishte makthi juaj në portë?
Cristiano Ronaldo më bëri përshtypjen më të madhe, prania e tij dhe kampioni që është. Megjithatë jo, nuk kam pasur kurrë frikë.
-Çfarë mësuat duke parë Buffon?
Gjithçka. Nga teknika te të qenit në portë, duke kaluar në qetësinë që kishte. Një gjë e rëndësishme për një portier është të mos mbingarkohet nga emocionet dhe unë mësova gjithçka prej tij, ai ishte numri një për këtë. Edhe kur isha në skuadrat e sektorit të të rinjve dhe unë isha një fëmijë që mblidhte topat, gjithmonë qëndroja pas portës së tij kur ai ishte në fushë, kishte gjithmonë diçka për të mësuar prej tij.
-Si po shkojnë stërvitjet me trajnerin e ri?
Mirë. Nuk e njihja trajnerin, por të gjithë e dimë se çfarë ka bërë gjatë viteve. E kam takuar këtu dhe sigurisht që do të bëjmë një udhëtim të madh. Jemi të lumtur dhe optimistë, sigurisht që do të bëjmë mirë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, të gjithë e dimë që nuk shkuam në Kupën e Botës pasi humbëm kundër tyre. Jemi të zemëruar, ka dëshirë për të bërë mirë. Nuk do të jetë e lehtë, është një ndeshje e vështirë.
Gigi o legjende, kurse Donnaruma o spurdhjak qe hapet bythesh
Përgjigju