Momenti i dëmtimit të Jamal dhe portieri i PSG-së, Donnarumma

Sport

Donnarumma për dëmtimin e Jamal Musiala: Jam i shkatërruar, ndihem i shokuar

7 Korrik, 12:46| Përditesimi: 7 Korrik, 12:49

  • Share

Gianluigi Donnarumma foli për 'Gazzetta dello Sport' rreth momentit të rëndë në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube midis Paris Saint Germain dhe Bayern Munich. Portieri italian i PSG-së ishte në qendër të kritikave, kryesisht nga Manuel Neuer, për ndërhyrjen që rezultoi në një dëmtim serioz të Jamal Musiala.

"Jam i shkatërruar, ndihem i shokuar nga ajo që ndodhi. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im ta lëndoja", tha Donnarumma, duke dashur të sqaronte pozicionin e tij.

Agjenti i tij, Vincenzo Raiola, ishte në të njëjtin mendim.

"Gigio e mori topin i pari. Ai nuk mundi ta shmangte përplasjen, gjithçka vendoset në fraksione sekonde. Ai nuk donte të bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Është një njeri shumë i ndjeshëm dhe preferoi t'i linte mjekët të bënin punën e tyre. Më dërgoi një mesazh në dhomën e zhveshjes. Ai nuk e ka bërë kurrë më parë këtë, ai gjithmonë e fik telefonin para një ndeshjeje. Ishte i mërzitur dhe donte ta bënte të qartë se nuk e bëri me qëllim", përfundoi Raiola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?