Gianluigi Donnarumma

Sport

Donnarumma pret Man. Cityn, Galatasaray mendon për Sommer

20 Gusht, 15:57| Përditesimi: 20 Gusht, 16:00

  • Share

Merkatoja e verës 2025 duket se do të jetë e portierëve dhe në qendër të saj është Gianluigi Donnarumma. Pas përjashtimit nga Superkupa e Europës dhe bashkimit të Lucas Chevalier me PSG, është e qartë se për gardianin italian nuk ka më hapësirë në Paris.

Destinacioni më i mundshëm për 26-vjeçarin është Manchester City, por gjithçka varet nga lëvizja e Edersonit. Klubi anglez, sipas SportMediaset, nuk ka ndërmend ta lërë brazilianin të largohet për më pak se 20 milionë euro, shifër që ka frenuar bisedimet me Galatasarayn.

Nëse pista Ederson dështon, turqit kanë hedhur sytë drejt një alternative, Yann Sommer i Interit. Për momentin kjo është vetëm një hipotezë, por zikaltërit e vlerësojnë portierin zviceran me rreth 4 milionë euro.

E gjithë kjo panoramë varet nga lëvizja e parë e madhe. Derisa Donnarumma të gjejë një destinacion të sigurt, efekti domino mes PSG, City, Galatasaray dhe Interit mund të mbetet i bllokuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?