Dëshira e madhe e vizitori për të bërë një fotografi në një park ditën e lindjes së tij, u shndërrua në një makth në Filipine!
Nehemias Chipada hyri në pishinën e parkut për të “përkëdhelur” krokodilin që mendonte se ishte një statuj derisa e kafshoi te krahu dhe gjaku shpërtheu duke e “larë” atë në gjak.
Burri menjëherë duke mbajtur krahun e djathtë pas vetes, ka dalë nga pishina për të kërkuar ndihmë.
Sipas familjarëve të burrit, ai aktualisht ndodhet në spital ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor pas plagëve të thella që mori nga kafshimi i krokodilit.