Donte të ikte në Zvicër me kartë franceze false, gjykata mbyll në qeli personin nga Sri Lanka

20 Mars 2020, 21:17| Përditesimi: 20 Mars 2020, 21:19

  • Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbyllë në burg shtetasin Indian Rasalinkam Kajikaran, që kishte mbërritur nga ishulli i Sri Lankës në drejtim të Shqipërisë dhe ku po tentonte që prej këndej të shkonte në Gjenevë të Zvicrës. Vendimi për Kajikaran është marrë nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili pasi ka shqyrtuar dosjen në ngarkim të këtij të arrestuari, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Por veç këtij vendimi gjyqtari Gjermeni ka vendosur që të shpallë moskompetencën lëndore të kësaj çështje,duke ja kaluar dosjen hetimore për hetime të mëtejshme prokurorisë së Gjirokastrës. Kjo pasi, Kajikaran fillimisht ka hyrë në Shqipëri me dokument të falsifikuar nga pika e kufirit Kakavijë në Gjirokastër. Personi në datën 17 mars 2020 në orën 15:20 është paraqitur në aeroportin “Nënë Tereza”, me biletë udhëtimi linjën ajrore nga Tirana në Gjenevë.

Gjatë marrjes në pyetje Kajikaran, ka pranuar se kishte falsifikuar kartën e identitetit franceze dhe këtë gjë e ka kryer tek një person kundrejt 200 eurove, por që nuk mbante mend se kush ishte se nuk e njihte atë më parë. Në rrëfimin që ka dhënë në polici Kajikaran ka pohuar se është shtetas nga India. Gjithmonë sipas Kajikaran, gjeneralitetet dhe fotografia që ndodhen në kartën e identitetit janë të tijat, por pranoi se kjo kartë nuk është lëshuar nga autoritet kompetente franceze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?