I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbuluar në dëshminë e tij një tjetër plan vrasjeje të urdhëruar nga Laert Haxhiu, këtë herë ndaj avokatit Adriatik Guri, i cili sipas Tafanit, ishte edhe kushëri i tij. Sipas dëshmisë, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kundërshtarët e tij dhe për këtë arsye kishte vendosur ta eliminonte. Por, Guri shpëtoi falë një fiqnji.
Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e policisë, kishin edhe kodin. Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”
Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.
Lajmi kryesor:
‘I rrinin të gjithë pinc’, Tafani zbërthen në GJKKO krimet e bandës së Haxhiut: Si e vrau kushëririn dhe trupin ia hodhi në rezervuar
SI.E./ReportTv.al