Gjykata e Posaçme ka vendosur sot vijimin e masës arrest në burg për Ismail Zenelin, i ekstraduar së fundmi nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare.
Sipas SPAK, Ismail Zeneli është i dyshuar se ka koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, si dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qëllim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela, në Britani në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllait, Xhem Krasniqi i cili ishte vrarë në sy të tij në Britaninë e Madhe në 2013. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-shefi i krimeve dedan Gjoni i cili iu shërbente interesave kriminale deri edhe në dhënie të informacioneve mbi subjekte që ato kishin në shënjestër të eliminonin.
Zeneli thotë SPAK, koordinon me bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për në portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanjë.
Gjykata e Posaçme në nëntor të 2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Në 20 nëntor 2023 Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Në fillim të këtij gushti SPAK mbylli hetimet e çoi dosjen për gjykim në GJKKO ndërsa Erzen Breçani po gjykohet në masë sigurie 'arrest shtëpie'