Foto ilustruese

Donte t’i shpëtonte ndjekjes penale pasi u ndalua nga policia për drejtim të paligjshëm, britanikja aplikon për certifikatën e saj të vdekjes

4 Mars 2022, 11:08
  • Share

BRITANI E MADHE- Njeriu gjen gjithmonë mënyra për t’i shpëtuar pasojave të shkeljeve, por një grua nga Britania ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Zoe Bernard 38 vjeç nga Kensington, falsifikoi vdekjen e saj për të shmangur ndjekjen penale lidhur me disa shkelje që kishte bërë teksa po drejtonte automjetin në Londër.

Kur u ndaluar nga policia në nëntor të 2020 për drejtim të pakujdesshëm, ajo tentoi të mashtronte policinë duke thënë se nuk është ajo vetë, por e motra. Më pas ajo vendosi të aplikojë për një certifikatë vdekjeje në përpjekje për të bindur policinë se ajo kishte vdekur.

Ajo u dënua nga gjykata me 8 muaj burg.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?