Vincius duke festuar

Sport

'Dopieta' e Vinicius dhe goli i Mbappe, Reali mposht Villareal! Rikthehet në krye të La Liga-s (VIDEO)

5 Tetor, 10:14| Përditesimi: 5 Tetor, 10:18

  • Share

Fitorja 3-1 kundër Villareal e ka rikthyer Real madrid të paktën përkohësisht në vendin e parë të La Liga-s. Në Bernabeu, në ndeshjen e ndjekur edhe nga kryemnistri Rama, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishte Viniciua i cili zhbllokoi shifrat me ‘dopietë’. Miqtë u përpoqën të hynin në lojë, duke shkurtuar me Mikautadze-n, por në vijim mbetën me 10 lojtar.

Mundësi që u shfrytëzua nga i përhershmi Mbappe për të vulosur fitoren, që e dërgoi Realin në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Në Seria A  Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Como-s së Fabregas. Bergameskët realizuan shpejt në minutën e 6 me Samardzic, ndërsa liqenorët barazuan me Perrone-n pa kaluar shumë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?