Rey Manaj

Sport

Dopieta kundër Andorrës, UEFA fut Rey Manajn në listë për 'Lojtarin më të mirë'! Ja ku mund të votoni

26 Mars, 09:20| Përditesimi: 26 Mars, 09:23

  • Share

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e 'Lojtarit të Raundit të Dytë' të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link.

Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?