‘Pa doping Veli nuk ia del’, ish-trajneri i kombëtares së peshëngritjes për Gjozajn: Pirro Dhima s’bën afera

6 Shtator 2022, 13:42| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 18:10

  • Share

Dalja pozitive me doping e peshëngritjes shqiptare Evangjeli Veli, e shpallur kampione Evrope në muajin maj të këtij viti u pasua me akuza mes presidentit të federatës shqiptare të peshëngritjes Elez Gjozajt dhe federatës greke e konkretisht Pirro Dhimës. Veli është stërvitur në Greqi nga Odise Dhima dhe sipas Gjozajt qëllimisht trajneri i ka dhënë substancën e ndaluar të stanazololit.

Report Tv ka biseduar me Petrit Hoxhën ish-trajnerin e kombëtares shqiptare në ’90-’98 dhe po ashtu ish-trajnerin e Evangjeli Velit. Hoxha thotë se Federata Shqiptare nuk duhet të kishte dërguar sportistët të stërviten në Greqi.

“Ne jemi rival me grekun me serbin me çdo shtet që na rrethon, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi çdo gjë duhet ta përgatisim me mundësitë tona, me aftësitë tona, me nivelin tonë. Mua më vjen keq që diskutohet një shqiptar tjetër siç është Pirro Dhima për një aferë të tillë. Ngado që të sillesh gabimi themelor është tek ne, te shqiptarët,"-u shpreh Petrit Hoxha, ish-trajner i kombëtares së peshëngritjes.

Hoxha ka qenë trajner i Evangjeli Velit kur ajo ishte 16 vjeç dhe në atë kohë ai  i thënë të babait të saj ta largonte nga ky sport pasi ajo nuk i kishte mundësitë fizike.

“Babait të Evangjelisë unë i sugjerova ta kishte kujdes, pasi sportistja kishte probleme në kolonë. Pas Evropianit në Tiranë shkruajta një artikull pasi e ndoqa me kujdes dhe thashë që ‘Shqipëria mori vetëm një medalje me Erkand Qerimajn’. Nuk ka mundësi fizike që një vajzë rreth të 30-ve të tregonte atë agresivitet, dinamizëm dhe performancë,”-tha Petrit Hoxha, ish-trajner i kombëtares së peshëngritjes.

Petrit Hoxha veçon se ai është vetëofruar për të punuar pa pagesë në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, por tani thotë se nuk është më i gatshëm pasi kjo detyrë nuk bëhet me imponim, por me përgjegjësi të lartë e pasion.

Në intervistën e tij për Report Tv, Elez Gjoza tha se janë në pritje të mostrës B që do të përcaktojë përfundimisht nëse Veli ka përdorur doping apo jo. Ndër të tjera shtoi në testin me doping të Evangjeli Velit kishte gisht edhe trajneri grek Odise Dhima. Gjoza ka thënë se komentet e tij i drejtoheshin vëllait të Pirros, Odiseut, dhe këmbënguli se ky i fundit ishte fajtor për dopingun e peshëngritëses shqiptare.

Pasi dëgjoi intervistën, Pirro Dhima tha se Federata Greke e Peshëngritjes do e çonte Gjozën në gjykatë duke shtuar se është hera e dytë që merren me të. Kujtojmë se peshëngritësja Veli rezultoi pozitive me doping më 20 gusht. Veli ka rezultuar edhe një herë tjetër pozitive me doping në mars të 2017, para nisjes për në Europianin e Rumanisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?