Novak Djokovic dhe Jannik Sinner

Dopingu i Sinner, Novak Djokovic: Të zgjidhet sa më parë, s’funksionon sistemi

4 Tetor, 14:34| Përditesimi: 4 Tetor, 14:35

  • Share

Novak Djokovic deklaroi se ai shpreson që rasti i dopingut ku është përfshirë numri 1 i botës Jannik Sinner të “zgjidhet sa më shpejt", ndërsa kampioni olimpik kritikoi edhe një herë sistemin antidoping të tenisit dhe joefikasitetin e tij. Ndërhyrja e serbit erdhi pasi Agjencia Botërore Anti-Doping apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër vendimit të një gjykate të pavarur në gusht për ta shpallur të pafajshëm italianin nga akuza e dopingut, pasi ai dështoi në testet e drogës në mars.

Sipas agjencisë, vendimi i gjykatës për pafajësi ishte jokorrekt referuar ligjeve në fuqi dhe do të kërkojë një periudhë pezullimi 1 apo dy vjeçare për kampionin e Australian Open dhe U.S. Open.

“Mendoj se është mjaft e qartë se ne kemi një sistem që nuk po funksionon mirë. Pra, them se kjo është ndoshta diçka që edhe njerëzit që nuk e ndjekin sportin tonë po e kuptojnë. Ka shumë mospërputhje, shumë organe qeverisëse të përfshira  dhe e dini, vetëm ky rast nuk po e ndihmon aspak sportin tonë. Unë mendoj se ai i ka fituar tre apelimet deri më tani dhe duhet të jetë shumë e vështirë për të, ekipin dhe familjen e tij. Shpresojmë, ne mund t’i kthehemi tenisit. Është mbresëlënëse ajo që ai po bënte, në të gjithë procesin e asaj që po ndodhte, që ai po luan një nivel kaq të lartë.”

Gjykata, e organizuar nga Agjencia e Integritetit të Tenisit pranoi shpjegimin e Sinnerit se agjenti anabolik klostebol hyri në trupin e tij për shkak të neglizhencës së një anëtari të ekipit.

Numri 1 i botës shpjegoi se fizioterapisti i tij, Giacomo Naldi, përdori një spraj në një plagë në gishtin e vogël që përmbante edhe substancën e klostebolit, e gjithashtu i kreu masazhet ndaj sportistit pa përdorur doreza. Sipas Sinnerit sasia e substancës së përdorur në trup ishte ne një sasi shumë të ulët. Por nga disa tenistë ky shpjegim është konsideruar si i pakuptimtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?