Donald Trump dhe mavijosjet në dorë

Bota

Dora e nxirë e Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan

26 Gusht, 08:59| Përditesimi: 26 Gusht, 09:02

  • Share

Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sëruish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin. Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mavijosja në dorën e Trump ka ardhur për shkak të acarimit nga “shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës”.

Mjeku Dr. Ronny Jackson tha se shëndeti i Trump është i mirë.

"Kjo është në përputhje me acarim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjimi standard parandalues ​​kardiovaskular", tha ai.

Mavijosjet në duart e presidentit, si dhe ënjtja e kyçeve të këmbëve, kanë shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet nga publiku gjatë gjithë mandatit të dytë të Trump. Shtëpia e Bardhë zbuloi  muajin e kaluar se Trump është diagnostikuar me 'pamjaftueshmëri kronike venoze'. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Melo Ania: 26/08/2025 12:37

    E ka rraf gruaja sepse me ato duar bente ngacmime seksuale.

    Përgjigju
  • Turi: 26/08/2025 09:33

    Mire qe mashtrojne por nuk dine ta bejne dhe ate , pse thyerje dore ben Trump apo takohet si bejne te gjithe njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?