Nuk është skenë filmi, por rreziku real për jetën me të cilin përballen banorët në Shëngjin.
Ky masiv shkëmbor ka rënë nga mali dhe ka përfunduar brenda shtëpisë.
Banorët ndihen të frikësuar se fenomeni mund të përsëritet, ndërsa fajin e shohin nga dora njerëzore.
“Shiko çfarë është bërë katastrofë me këto pisha, për atë punë është mali me pemë për tu mbrojtur nga këto gjëra.
Është djegur vendi, pylli është djegur dhe shi ka rënë, tani gurët bien sezbën. Është bërë shumë problem, ka ardhur policia dhe kanë marrë situatën.
Ndikon djegia e malit, lagështira e ka gërryer shkëmbin dhe e ka detyruar të bien poshtë.
Ka pasur raste që kanë rënë gurët, por për fat të mirë ndërtesat janë bërë në vendin që duhen bërë në kohën e Enver Hoxhës, tani i kanë bërë në mal”, thonë banorët.
Apelin e kanë për shtetin.
“Të merren masa që të parandalohen këto rreziqe me pasoja katastrofike për popullsinë këtu. Është zonë e banuar deri pranë malit, shteti duhet të marrë masa se vetëm ai ka fuqi t’i parandalojë.
Tre ditë më parë një gur i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra mbi një banesë në Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi familjarët nuk ishin në shtëpi”, shprehen ata.
Kjo eshte hakmarrja e natyres ndaj dores shkaterrimtare te njeriut.
Përgjigju