Hapja e fushatës së PS në Sheshin Skënderbej, 12 prill 2025

Opinion

Donar Dibra: 12:12:12 – E ardhmja nuk e pret më të shkuarën

13 Prill, 12:55| Përditesimi: 13 Prill, 13:03

  • Share

Që në ditën e parë të fushatës zyrtare, shqiptarët panë qartë kontrastin mes dy botëve: njëra që sheh përpara drejt së ardhmes dhe tjetra që ngulmon të ringjallë të shkuarën.

Në sheshin “Skënderbej”, më 12 prill, në orën 12:00, nën 12 yjet e flamurit të BE-së – pra 12:12:12 – Partia Socialiste hapi fushatën për zgjedhjet e 11 majit me një vizion të qartë: Shqipëria në Europë në 2030. Një pasaportë europiane për çdo shqiptar.

PS nuk bëri thjesht një hapje fushate – dha sinjalin e një etape të re për Shqipërinë. Një marsh drejt Europës, jo mbi premtime, por mbi një rrugëtim të kryer – me sfida dhe suksese – që ka sjellë një të vërtetë të pakundërshtueshme: në 2030 Shqipëria do të jetë BE dhe BE do të jetë Shqipëri !

Ky nuk është premtim elektoral. Është vendim i shpallur nga vetë Europa. Dhe Europa nuk shpërblen fjalët, por rezultatet. Jo Ramën, por reformat. Jo PS-në, por institucionet. Por këto janë fryt i një qeverisjeje që nuk u tremb nga sfidat dhe nuk hoqi dorë nga vizioni europian.

Kjo është esenca e “12:12:12” – një datë, një orë, një shifër yjesh që përfaqësojnë rrugën drejt së ardhmes dhe që shumë shpejt do të shndërrohet në simbolikën e një fitoreje historike.

Sepse më 12 maj, në të njëjtin shesh, në të njëjtën orë, me të njëjtën skenografi që ndriçon me 12 yjet e Europës, do të shpallet jo vetëm fitorja e Edi Ramës, por edhe fitorja e Shqipërisë që zgjedh të ardhmen.

Nga 12 prilli në 12 maj – një rrugëtim 30-ditor, një marshim drejt historisë. Dhe historia nuk e pret më të shkuarën.

Në të njëjtin shesh, midis dy 12-ave, ndodh një realitet tashmë i dukshëm: Rama e mundi rivalin që në hapje të fushatës, në formë, në mesazh dhe në vizion. Dhe do ta mundë sërish më 11 maj – në përmbajtje, në besim, në votë.

Në anën tjetër, Berisha ofroi një deja-vu politike: pa jetë, pa energji, pa vizion. Ai u shfaq në sheshin “Nënë Tereza” jo si njeri i së ardhmes, por si figurë e së shkuarës që kërkon të rikthehet për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe për të marrë peng të ardhmen. Ai nuk ka më as forcën, as kredibilitetin, as inspirimin për shqiptarët.

Shqiptarët do të votojnë më 11 maj, por do të festojnë më 12, në orën 12, në sheshin e Europës, në zemër të Tiranës, ku do të shkëlqejnë 12 yjet e BE-së krah flamurit shqiptar dhe Skënderbeut mbi kalë – si garancia historike e kësaj aleance që shqiptarët e kanë ëndërruar që nga zanafilla e tyre në trojet arbërore.

Aty ku u ndez shpresa, do shpallet edhe fitorja.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 13/04/2025 19:39

    Te behet zemra mal me keto shkrime nje e vertete e pa kundershtueshme Suksese DONAR .10 me yll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?