Nevzat Tarelli, kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në Korçë

Dorëheqja e Arben Lenës pas hetimit të SPAK, Nevzat Tarelli emërohet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në Korçë

16 Maj, 08:55| Përditesimi: 16 Maj, 08:59

  • Share

Pas dorëheqjes së Arben Lenës nga Kryetar i Dhomës së Avokatisë, ardhur nga hetimi i SPAK si i dyshuar që tentoi të korruptonte gjyqtarët, ku avokati u la në arrest shtëpie, ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet në Dhomën e Avokatisë Korçë, pas udhëzimit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Në garë kanë qenë 4 avokatë të kësaj dhome avokatie për pozicionin e kryetarit.

Nga ky proces i realizuar ditën e djeshme, ka fituar avokati i njohur penalist Nevzat Tarelli, i cili do të jetë kryetar i kësaj strukture për pjesën e mbetur të mandatit të lënë nga Arben Lena.

Tarelli është një ndër avokatët më te njohur në Qarkun e Korçës, i cili prej vitesh punon në ketë profesion. Marrjen e funksionit të ri e ka konfirmuar vetë avokat Tarelli.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?