Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty

22 Mars 2022, 19:36| Përditesimi: 22 Mars 2022, 20:46

  • Share

TIRANË- Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike për deputeten Grida Duma është një veprim i vonuar. E ftuar në Report Tv, Duma e vë theksin tek nevoja për zgjidhjen e krizës në parti, ku thotë se kryetari i ri duhet të zgjidhet përpara zgjedhjeve lokale 2023 dhe jo pas, siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për bashkimin e demokratëve, Duma shprehet se duhet të ngrihet një komisionin për të administruar dialogun mes PD-së dhe Komisionit të Rithemelimit. Sipas saj, nëse nuk gjendet një zgjidhje PD do ndahet në copëza, ndërsa thekson se partisë i duhet 'tranfuzion gjaku', duke nënkuptuar kështu se ka ardhur koha që të përfshihen figura të reja në parti.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri ishte i ftuar edhe analisti Alban Dudushi i cili thotë se Basha është larguar me kusht, pra sipas tij thjesht ka bërë një hap pas por është ende aty.

“Për mua është dhënë dorëheqje pak e vonuar. Riciklimi apo ri ardhja apo rikandidmi është çështje që mbetet në vullnetin e secilit. (...)Zgjidhja është një lloj kolegjialiteti i PD. Ky është një moment që të gjithë ne të tregojmë që nuk është çështje personale. Për shumë muaj, të ngihet një komision me bazë të gjerë të administrojë të gjithë procesin e dialogut të brendshëm në parti. Një vit e shoh si një situatë të papërshtatshme dhe e shoh të papërshtatshme pas zgjedhjeve. Nëse nuk e ço përgjegjësinë tek dikush do mbetet jetime, atëherë askush nuk do ta bëjë çështjen nga A te ZH me kapacitet. Të mbyllet brenda 5 ose 6 muaj (...) Pasi ka rënë bomba dhe nuk risheh hapat e veta, atëherë ne do të mbetemi copëza të një gjejë që njëherë ishte ëndrra PD”, theksoi Grida Duma në Report TV.

“Basha ka dhënë dorëheqje me kusht dhe për ta thënë këtë duhet të kujtoj një shprehje që e ka përmendur në mbledhjen parë të grupit pas zgjedhjeve të 6 marsit ‘unë jam gardiani që Berisha të mos kthehet më në PD’. Dorëheqja me kusht është nëse Berisha do kthehet dhe do bëhet PD e tij, apo do bëhen zgjedhje të hapura as Berisha as Basha. Basha është aty brenda, nuk ka iku, ka bërë një hap pas por nuk ka ikur”, u shpreh Alban Dudushi në Report Tv.

Ish-nënkryetarja e PD-së ka renditur sipas saj të gjitha problemet që ka pasur Lulzim Basha në krye të PD-së. Sipas saj, Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit, e ka pasur të pamundur që të delegeojë e vendimet i merrte me vonesë. Duma thotë se Basha në 9 vite si kryetar i PD ka jetuar me idenë se është i 'përzgjedhuri' nga Sali Berisha, por në fakt sipas saj duhej të punonte për të qenë i zgjedhur nga demokratët.

“Dje ishte dorëheqje dhe sdoja të isha kritike sepse duhet respektuar si vendim. Bashizmi nuk u krijua asnjë moment. Bashkëpunëtorët e tij, kemi bërë jo pak për të, kemi kërkuar që të thekojë disa nga kriteret. Të jesh lider duhe të kesh një lloj identikti që njerëzit të gjejnë veten tek ti. Basha nuk e kishte karzimën e dukshme. Në 2012 erdhi me një profil perëndimor i buzëqeshur. Basha dukej si dajë i shkolluar jashtë, perëndimor në stil. Tendencat ishin të ishte një njeri i normalitetit. Ne tentuam të gjithë që shoqëria ka nevojë për një normalitet, por ku është njeriu i cili minimalisht i ofron vendit normalitetin jo dëlirin. Basha me normalitetin, duhej të vinte edhe fryma e grupit, i ka munguar puna në grup. Ai e pati të pamundur të delegojë. Njerëzit në mënyrë deri diku ironike krijuan idenë e ‘lulzimit’ sesa ‘bashizmit’, vepron vonë, merr vendime vonë, ndaj normalitetit sillet normalisht. Mendoni që PD do e trashëgonte apriori, unë  e pretendoj se jam i përzgjedhuri, por pasi të jesh i përzgjedhur nga dikush duhet të jesh i zgjedhuri.  Nuk prodhoi dot as atë që duhet, të ecte me një grup të shkëlqyer. Se bëri dot, së pari se rregullat e lojës në PD nuk u përmirësuan asnjë moment. Institucioni votës brenda në PD duhej të forcohej”, tha Duma.

Dudushi sheh si një zgjidhje të PD-së bashkimin e të gjitha forcova opozitare për të krijuar një front të ri. Sipas tij, Berisha duhet të qëndrojë tek ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të gjithë ata që nuk duan as Bashën dhe as Berishën të bashkohen sëbashku.

“Duket sikur Berisha do e marr prapë atë parti, por unë besoj se nuk ka më PD. E mira do ishte që forcat opozitare mund të krijojnë një front të ri. Nuk ka më vlerë. Berisha doli me ‘Shtëpinë e Lirisë dhe mori ato vota. Për ca i duhet PD kur e ka një formacion. Berisha të vazhdojë të mbajë ‘Shtëpinë e lirisë’. Të afroheshin gjithë ato grupime që e kanë pasur problem me Berishën dhe Bashën për ta ringritur PD. Kjo mund të largonte nga foltorja dhe ata njerëz që kanë vajtuar aty për shkak të dëshpërimit për të larguar Bashën. Largimi i Bashës mund të krijojë një premisë për të afruar ata njerëz pa Bashën dhe pa Berishën. Berisha ka dy probleme, ‘non grata’ dhe ka hy në periudhën kundër historike, për ta mbajtur PD në kontroll po kthehet në kundër histori”, tha Dudushi.

Lulzim Basha dha dje dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?