Dorëheqja e Bashës, Hajdari për Report Tv: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet nga kandidimi! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD-së

23 Mars 2022, 18:52| Përditesimi: 23 Mars 2022, 20:46

  • Share

TIRANË- Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile dhe ky moment më pas të përdoret për interesa personale nga një grupim apo individ, duke nënkuptuar Komisionin e Rithemelimit me Sali Berishën. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se Basha nuk ka më shpëtim. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Hajdari thotë se kriza në Partinë Demokratike është një moment kyç për ringritjen dhe riformimin e saj.

“E prisja, Basha nuk kishte shpëtim, çfarëdo që të bënte nuk do arrinte të shpëtonte. Nuk ishte një vendim që më surprizoi. Vendimi i zotit Basha uroj të mos jetë një hile e radhës siç ndodh shpesh brenda PD apo edhe partitë e tjera e bëjnë. Këtë radhë nuk do ketë shpëtim. Ky moment edhe pse është shumë i vështirë për PD, mund të përdoret si një moment ku PD të riformohet të ngrejë një ekip për të ringritur PD në lartësinë e duhur. Sot është shanci më shumë sesa kurrë t’ia rikthejmë PD demokratëve dhe shqiptarëve. (...) Faktin që shpesh herë brenda PD ku janë bërë zgjedhje të lidershipit, kanë bërë marifete që njerëzit e kanë ditur që zgjedhja e kryetarit të partisë nuk ka qenë e pastër. Nuk dua të jetë një plan që të përdoret për interesa personale të një grupimi, individ.

Rudina Hajdari tha se është e gatshme të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.

“Jam gati të bëhem pjesë e ekipit dhe për tu ulur me atë ekip që do të reformojë PD dhe ta ngremë në lartësinë e duhur për të ardhur nesër në pushtet. Nuk e shoh zgjidhjen me një lidership të vjetër”, theksoi Hajdari.  

Hajdari thotë se Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi pasi nuk duhet ta përdorë më partinë për interesat e tij personal. Ajo thekson se Berisha duhet t’i lërë mundësinë figurave të reja për të marrë në dorë drejtimin, pasi Partisa Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një oferëtë të vjetër.

“Berisha duhet të tërhiqet nga kanididimi për kryetar, këtë e them për disa arsye, ka gjithë këto vite në atë parti, ka marrë ca kishte, nuk i duhet më ardhje një krye të PD për t’i shërbyer vetes së tij, familjes apo një grupi të vogël. Kandidimi i tij nuk jep kushte të barabarta për kandidatët e tjerë. Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme brenda PD-së me zotin Berisha. Mbështetja e tij është e madhe. Por ajo që vihet në pikëpyetje është fakti se PD nuk do vijë në pushte me një ofertë të vjetër”, tha ish deputetja e PD-së.

Për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD, e ndarë në dy pjesë dhe forcë e tretë opozitare në vend, Hajdari bën përgjegjës Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Berisha dhe Basha kanë përgjegjësitë  e tyre sa i përket vështirësive që PD ka pësuar. Në 32 vite PD ka pasur humbjet dhe ngritjet e veta. Në këto 8 vite Berisha e ka mbështetur Bashën kur ai ka marrë vendime që kanë pasur pasojë për rënien  e saj. I shoh si përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet PD”, u shpreh Hajdari.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hahaha: 24/03/2022 00:15

    ehste vetofruar kjo shkaravina. kjo eshte askushi ne politike. kushdo qe e afron e ka te garantuar humbjen. akoma me idiotesite e te jatit qe e gjeti vendin se ate koke kishte do mereni?

    Përgjigju
  • Dori: 23/03/2022 22:02

    Mendoj qe esht e vetmja politikane qe mund te drejtoj PD-ne.

    Përgjigju
    • Bukurie: 24/03/2022 06:57

      Mo's ja fut kit po ku e Len Sala si po ju merrshpirtin te gjitheve,Rudina asht shume e mire por nuk duhet te harroje dhe me radhe te pare te kerkoje dhe te gjej kush I vrau baban.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?