Partitë Popullore Europianë ka vlerësuar rolin e Lulzim Bashës në krye të PD duke thënë se dorëheqja e tij i hap rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti.
"Falenderojmë Lulzim Bashën për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me rolin si kryetar i PD-së. Vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke i hapur rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti", shkruan PPE.
Lajmi kryesor:
Dorëheqja e Bashës, Yuri Kim: PD të ecë drejt të ardhmes, mbështetja e SHBA për të luftuar korrupsionin mbetet e pandryshuar
I.K/ReportTv.al