Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët

22 Mars 2022, 13:30| Përditesimi: 22 Mars 2022, 14:37

  • Share

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.

Sipas tij lufta e brendshme në parti po bëhet për karrige dhe se nëse situata do të vijojë të jetë e tillë, pra e përçarë votuesit do t’i “ndëshkojnë” sërish duke mos i votuar.

“Lëvizja e Bashë ishte lëvizje taktike. Pa datës 6 filloi një garë e brendshme se kushdo të merrte Grupin parlamentar, cili tashmë është i çoroditur. Janë njerëz që i kemi parë me hu në dorë në 8 janarin e famshëm. Një lojë për pushtet, e gjitha është çështje karrigesh. S’ka ardhur asnjë e mirë për PD nga askush nga këta. Në politik ajo qe vlen janë aktet dhe ai dje bëri një akt dje. 70% e demokratëve nuk dolën në votime, kanë humbur besimin. Kupola është e ndarë, gati në antagonizëm. Votuesit do na ndëshkojnë sërish pas një viti.”. u shpreh ai.

Duke folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu ai tha se zgjidhja ideale në mënyrë që të filloj rimëkëmbja e PD janë zgjedhjet brenda saj. Skënderi tha se gara duhet të jetë e hapur edhe Berishën edhe për Bashën.

“Le të garojnë të gjithë edhe Berisha, Basha, Topalli dhe Patozi, kushdo le të marri pjesë. Kanë krijuar një aureol që po u fut Berisha nuk e mund do asnjë. Nëse nuk e mund dot njeri, këtë duan njerëzit. Unë mendoj se tek ai 70% aty brenda ka njerëz që mund ta mundi Berishës, me ide, platforma, frymëzim. Ka njerëz, por në këto dy dekadat e fundit nuk i kanë lënë të ngrenë kokën. I kanë larguar, ose kanë ikur vetë sepse kanë kuptuar se çfarë ndodh në PD. Berisha jam i bindur që do të humbte. Berisha Bashën e mundi. A mund ta mund edhe Edi Ramën? Ky është edhe qëllimi fundor.”, tha ai.

Ish-anëtari i kryesisë së PD tha se Basha që të fitojë zgjedhjet brenda PD duhet të mund veten njëherë sepse sipas tij ishte një kryetar procedural.

“Duhen zgjidhur njëherë gjërat brenda shtëpisë, nëse Basha i rifrymëzon njerëzit le ta bëjë, por mendoj që është e pamundur. Ai ka probleme me personalitetin e tij politik, duhet të mund veten njëherë, është kryetar procedural. Demokratët nuk po presin këtë, duan një opozitë që t’i besojnë sy mbyllur.”, tha ai.

Skënderi tha se dy ekipet brenda PD deri në këto momente kanë luajtur në fushë vetëm me militantët.

“Të dy ekipet po luajnë në fushë me militantë, nuk i afrohen target grupeve të tjera. Pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar sot e dinë që nuk do të jenë më deputet, ndaj dhe po bëjnë këto lojëra.”, u shpreh ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LLAPAQEN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 22/03/2022 18:30

    Or Shqiptar sa të jet Sali Bajga e lyl dyli tek partia demokratike kjo parti nuk bën hajër. Lyli e bëri dorheqjen për sy e faqe sepse ai do bëj zgjedhje të reja me militant e tij të paguar e do zgjidhet prap në krye të partis demokratike. E pastaj do thot un kam të drejt të humbas dhe nja tre katër zgjedhje të tjera. Pra lyli ja ka mar dorën ksaj pune tërhiq e mos e kput. E me një fjal lyli fiton e Edi Rama qeverin se lëshon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?