Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë (EMRAT)

30 Tetor, 15:15| Përditesimi: 31 Tetor, 22:28

  • Share

Kuvendi ka bërë publike emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës.

Kjo e fundit dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Me dorëheqjen e saj, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Me një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, Elsa Toska u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 48-vjeçarja mori “OK” nga parlamenti, ku u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër.

Mes kandidatëve të bërë publike nga Kuvendi ka ish anëtar të KLP dhe KLGJ, ku bie në sy ish kreu i shkarkuar i Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Alfred Balla dhe ish kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pjesë e listës janë dhe pedagogë si dhe komisioner tek Vettingu dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Lista e kandidatëve
1. Alfred Balla, ish kryetar i KLP
2. Eris Hysi, juriste, pedagoge
3. Gentian Zyberi, jurist, Pedagog ne Universitetin e Oslos
4. Irena Nino, Komisionere Publike te vetingu
5. Klodian Rado, jurist
6. Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ
7. Nertila Sadedini, juriste, pedagoge
8. Nurihan Meta (Seiti),  ish anëtar i KLP
9. Roland Ilia, Komisioner në KPK
10. Sinan Tafaj, jurist, kryetar i shoqatës së të verbërve

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?