Kastriot Robo

Politikë

Dorëheqja e Gazhelit/ Meta dekreton ambasadorin e ri në Turqi

19 Nëntor 2019, 13:10| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 13:13

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Kastriot Robos ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe jorezident për Azerbajxhanin, Iranin, Kirgistanin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe në Kazakistanin.

Dekretet e Presidentit për lirimin e Gent Gazhelit dhe emërimin e ambasadorit të ri erdhën pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama. Gazheli dha dorëheqjen nga detyra, ndërsa ambasadori i ri Kastriot Robo shprehu të gjithë angazhimin e tij për marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe çështjet dypalëshe.

Dekreti i Presidentit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?