Këshilli i emërimeve në drejtësi ka vendosur që nesër të mbajë mbledhjen për vakancën e krijuar në gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se mbledhja mbahet në një nëntor ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë.
Një nga pikat e KED është hedhja e shortit për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë Kuvendi ka bërë publik emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës
Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për pozicionin e lënë vakant nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska:
1. Alfred Balla, ish kryetar i KLP
2. Eris Hysi, juriste, pedagoge
3. Gentian Zyberi, jurist, Pedagog ne Universitetin e Oslos
4. Irena Nino, Komisionere Publike te vetingu
5. Klodian Rado, jurist
6. Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ
7. Nertila Sadedini, juriste, pedagoge
8. Nurihan Meta (Seiti), ish anëtar i KLP
9. Roland Ilia, Komisioner në KPK
10. Sinan Tafaj, jurist, kryetar i shoqatës së të verbërve
Xh.K/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
82.6%
-
Vendos filtra
14.9%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5311