Conte dhe Spalletti

Dorëheqja e Mancinit, sa shumë emra për ta zëvendësuar

13 Gusht 2023, 15:58
  • Share


Roberto Mancini nuk është më trajneri i kombëtares italiane të futbollit. Një dorëheqje e tij e papritur ka bërë që gjërat të ndryshojnë te të kaltrit, me drejtuesit që duhet të gjejnë zëvendësin e kampionit të Evropës.

Edhe pse me kontratë deri në 2026, Mancini vendosi të largohet më pak se një muaj nga dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2024. Tanimë mediet në Itali kanë treguar edhe emrat që mund të ulen në stolin e ekipit.

Antonio Conte dhe Luciano Spalletti janë ata që prijnë listën, ndërsa janë lakuar edhe Cannavaro, Gattuso dhe De Rossi.

Emri i parë që vjen natyrshëm në mendje është ai i Luciano Spallettit. Ai është trajneri  kampion i Italisë në fuqi, i cili u tregua i aftë për ta rikthyer Napolin në majat e futbollit italian pas tre dekadash.

Ai e ka pranuar në të kaluarën se është mjaft i gatshëm nga ideja për të bërë trajnerin e kombëtares. Aktualisht është plotësisht i lirë pasi ka zgjidhur marrëdhënien me Napolin dhe gjatë verës së  gjatë të çmimeve dhe festimeve ai pranoi se tashmë i mungon futbolli. Ai mund të jetë duke pritur për një telefonatë.


Lajmi kryesor:

E papritur, Roberto Mancini jep dorëheqjen nga kombëtarja e Italisë! Emrat e mundshëm për stolin e kaltër


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?