Kosova & Rajoni

Dorëheqja e Ramush Haradinajt, Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

20 Korrik 2019, 19:56| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 19:58

  • Share

PRISHTINE-Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli u shpreh se zgjedhjet tashmë janë të pashmangshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është thirrur në Hagë në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën.

Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake” tha Veseli.

Kryetari i PDK’së gjithashtu tha se partia e tij është “e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që do të mbahen, dhe se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme”.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Veseli tha se do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe partive tjera të opozitës, ndërsa kishte edhe një thirrje “Ftesat që vijnë për bashkëluftëtarët tanë, nuk duhet të shkaktojnë huti apo pasiguri tek qytetarët” tha Veseli.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?