Gazetari Daniel Nikolla nga Britania e Madhe, ka folur për emisionin “Sot Live Në Shqipëri” për Report Tv, rreth shkarkimit të Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, dhe për marrëveshjen e emigrantëve me Ruandën. Ai tha se kjo është një ditë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Britani.
Nikolla tha se është paksa ironike pasi nga Braverman erdhi shkarkimi dhe jo dorëheqja e saj nga pozicioni që ajo mbante në ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor.
Ai tha se ajo kishte presion ndaj protestave të zhvilluara në Londër për shkak të qëndrimit të saj pro-izraelit dhe deri diku kundër protestave që po ndodhnin çdo javë në rrugët e Londrës, e cila kishte quajtur edhe policinë e Londrës si jo të pavaruar.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për Komunitetin shqiptar në Britani. Është ironike që vjen shkarkimi dhe jo dorëheqja i Suella Braverman nga pozicioni që ajo mbante në ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor. Ajo kishte disa muaj më pas disa javë dhe një presion sidomos të shtuar në ditët e fundit për shkak të qëndrimit të saj pro-izraelit dhe deri diku kundër protestave që po ndodhnin çdo javë në rrugët e Londrës, e cila kishte shkuar edhe më tej duke e quajtur policinë e Londrës si jo të pavaruar”, tha Nikolla.
Po ashtu, Nikolla tha se në sytë e publikut dukej sikur ajo po i favorizonte këto protesta dhe nuk po dënonte gjuhën e protestuesve, ku njerëzit mbanin pankarta të cilat për Suella Braverman nuk ishin të drejta, por ishin antisemitike. Për zhvillim e protestave, mediat i kanë “hedhur fajin” Braverman për shkak të komenteve të një artikulli kontrovercial që ishte publikuar nga ish-sekretarja e Brendshme pa u konsultuar me Kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
“Pra ajo dukej sikur po favorizonte këto protesta dhe nuk po dënonte gjuhën e ndodhur në protesta, ku njerëzit mbanin disa pankarta të cilat për Suella Braverman nuk ishin të drejta dhe ishin antisemitike. Që nga ky moment krahu më i djathtë i Britanisë që quhet Ekstremi i Djathtë organizoi një kundër protestë dhe pati përleshje gjatë fundjavës në Londër, e cila deri dikur sipas mdiave i’u faturua komenteve të një artikulli kontrovercial që ishte publikuar nga Suella Braverman pa u konsultuar me kryeministrin e saj”, tha Nikolla.
Përsa i përket rishikimit të vendimit për marrëveshjen me Ruandën, Nikolla tha se ky vendim nga gjykata do të jepet pas dy ditësh, edhe pse thuhet se kjo marrëveshje do hidhet poshtë. Ai tha se “kjo mund të jetë edhe një faktor tjetër sepse ishte kjo gjë për të cilën Suella Braverman u caktua, e cila ishte fushata e saj më e madhe, ku u përfshi edhe komuniteti shqiptar”.
“Pas dy ditësh do të jepet një vendim nga gjykata edhe pse nga shumë zëra thuhet se do hidhet poshtë ajo marrëveshje që shtë marrë me Ruandën , por në kushtet që jemi tashmë në rritjen e numrit të emigrantëve nuk dihet nëse mund të ketë surpriza, por kjo mund të jetë edhe një faktor tjetër sepse ishte ajo gjë për të cilën Suella Braverman u caktua, e cila ishte fushata e saj më e madhe, ku u përfshi edhe komuniteti shqiptar”, tha Nikolla.