Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Politikë

Dorëheqja e Tahirit, Monika Kryemadhi: Gjykata do vendosë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin

3 Maj 2018, 21:45| Përditesimi: 12 Maj 2018, 20:46

  • Share

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, në një intervistë për “Opinion”.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste është shprehur se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dënohet nga Gjykata me 'arrest shtëpie'. Ajo u shpreh se kjo do jetë një nga prova më e madhe që maxhoranca i ka shërbyer krimit të organizuar.

Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?