Politikë

Dorëheqja e Tahirit/ Qefalia: S'ia kërkoi Rama! Braçe debaton me gazetaren: Të ikë Rama? Pse kë ka vrarë?!

3 Maj 2018, 13:26| Përditesimi: 3 Maj 2018, 16:17

  • Share

Deputetët socialistë Xhemal Qefalia dhe Erjon Braçe komentuan sot dorëheqjen e ish-kolegut të tyre Saimir Tahiri.

I pyetur nëse Tahirit i është kërkuar dorëheqja nga Edi rama, Qefalia e konsideroi si të pamundur një gjë të tillë.

Nuk ka asnjë mundësi, se po do ta detyronte, do ta bënte prezent. Në 6 muaj ka bërë zgjedhjen e tij. A kam besim të pafajësia e tij? Duhet të kem prova që të arrij në konkluzion. Ai tregoi që nuk kërkon mbrojtje as nga partia, as nga drejtësia.

Xhemal Qefalia deputet i PS

Ndërkohë Erjon Braçe kërkoi që bashkë me Tahirin të japin dorëheqjen edhe Lulzim Basha e Sali Berisha.

Por pres të dorëhiqet Basha, Berisha dhe gjithë banda, që kanë kryer krime të tmerrshme në këtë vend.

Erjon Braçe, deputet i PS

Gazetare: Ata këkruan dorëheqjen e Ramës...

Braçe: Ka vrarë njeri Edi Rama? S’i keni parë të vratrët në bulevard?

Gazetare: Duhet vendim Gjykate...

Braçe: Ashtu, po pse për këtë djalin nuk duhet vendim gjykate?

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhimi: 03/05/2018 15:15

    bravo Erjon te lumte po ste degjon njeri,.

    Përgjigju
  • Veshgjati Vicidolit: 03/05/2018 14:00

    A gjykate me denue mue.U e kall tan Shqipnin e me spordhjak Bracen kam me ba dordolec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?