Kosova & Rajoni

Dorëheqja/ Haradinaj: Nesër iki në Hagë! Kosovën nuk e çoj para hetuesve

22 Korrik 2019, 21:44| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 21:54

  • Share

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dnjoftoi se nesër do të udhëtojë për në Hagë “Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedent të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam ç'u Ramushin.

Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedent, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, tha Haradinaj në Pressing T7.

Haradinaj e dha dorëheqjen në datë 19 korrik, por pavarësisht se deklaroi se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës, po ndodh e kundërta, pasi sot ai në letrën drejtuar institucioneve tha se do te qendronte deri ne krijimin e qeverise se re, qe do te dale nga zgjedhjet e parakohshme. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?