Roberto Mancini të hënën zyrtarisht mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite pas dorëheqjes befasuese nga Italia, duke akuzuar presidentin e federatës. Megjithatë italiani nuk pritet ta gëzojë qetësisht punën e re shumë milionëshe, pasi Gabriele Gravina, presidenti i federatës italiane, mund të kërkojë një dëmshpërblim nga Mancini.
Sipas rregullores së UEFA çdo trajner kombëtaresh mund ta japë dorëheqjen, por duhet të ketë një arsye të fortë dhe të përcaktojë një metodë largimi. Duke parë mënyrën sesi ish-trajneri i disa skuadrave në Seria A u largua dhe postimet provokuese në rrjetët sociale gjasat që FIFA ti japë të drejtë Federatës Italiane të Futbollit janë të mëdha.