Sali Berisha dhe Ilir Rusmaili

Politikë

'Dorëheqja, standard i ri në lidhje me moralin e qeverisjes' - Çfarë deklaronte dikur Berisha për Rusmailin

3 Korrik, 21:21| Përditesimi: 4 Korrik, 09:49

  • Share

Në konferencën e sotme për shtyp, veç të tjerash, Sali Berisha u shpreh se e ka shkarkuar Rusmailin për korrupsion dhe se ai është njeri pa ligj dhe moral.

"Me një njeri që s’ka ligj as moral, jo nuk ka. Po, po ka qenë bashkëpunëtori im, por e kam shkarkuar për korrupsion unë atë. Po, po, e kam shkarkuar, për atë e kam, Ilir Rusmailin. I cili me urrejtje patologjike qëndron aty në kundërshtim me ligjin." - u shpreh Berisha.

Por si qëndron e vërteta?

Mjafton të ballafaqosh kronikën e kohës për të parë dy qëndrimet e Berishës në kohë të ndryshme për Ilir Rusmailin.

Ja çfarë raporton shtypi i kohës:

"KRYEMINISTRI Sali Berisha, ka pranuar dje dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, duke pranuar se ish-ministri vendosi një standard të ri në lidhje me moralin e qeverisjes. Kryeministri pranoi se vetë ministri i Drejtësisë s'ka pasur asnjë lidhje me akuzat që iu hodhën nga ish-drejtori i Burgjeve, Shehri, megjithatë ka pranuar dorëheqjen e tij duke prezantuar dhe ministrin e ri të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

"Unë pranova dorëheqjen e zotit Rusmali me bindjen time më të thellë se ai nuk ka pasur asnjë lidhje, përveç lidhjes së gjakut, me përpjekjen e të vëllait për të përfituar në tendera. Unë e pranova dorëheqjen e zotit Rusmali, sepse nuk mund të refuzoj standardin e ri që bashkëpunëtori im vuri për politikën dhe zyrtarin shqiptar. Standardin më të lartë dhe të civilizuar të përgjegjësisë së një zyrtari që kontraston, aq sa kontraston dita me natën, errësira me dritën, me qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve, të cilët, pavarësisht se familjarët e tyre më të afërt, fëmijë, prind, bashkëshorte a bashkëshortë kapeshin me drogë, me trafiqe e motele prostitucioni, rrëmbenin tendera, shkrehnin breshëri mbi qytetarë të tjerë dhe vazhdonin të qetë në postin e tyre, sikur asgjë të mos ekzistonte, përveç interesave vetjake", - tha kryeministri.

Ndërkohë, gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve të gazetarëve, kryeministri është shprehur se çdo akuzë e ngritur në media, kur ka pasur fakte, është verifikuar nga ana e zyrës së tij, megjithëse në shumë raste është vënë re se mekanizmi ka lëvizur ngadalë, ose ka mbetur në vend.

Në të njëjtën kohë, Berisha foli dhe për takimin që zhvilloi në mesditë me Presidentin e Republikës, por nuk dha informacion, nëse është diskutuar në këtë takim në lidhje me Prokurorin e ardhshëm të Republikës.

Nga ana e tij, Berisha u shpreh se për një kohë të pacaktuar nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se të gjithë ministrat e kabinetit janë në punë me kapacitet të plotë.

Kë Berishë duhet të besojmë në raport me Rusmailin? Atë të vitit 2025 apo atë të vitit 2007?/ TEMA

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironci: 04/07/2025 09:26

    Beni shume mire qe e ballafaqoni me qendrimet e asaj kohe ! Ne "harrojme" ....... Por ky Berishe,ka qene,mbeti dhe ashtu do largohet nga kjo bote,si MASHTRUES dhe i PA MORAL !! Tironci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?