Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për mediat së bashku me kryeministrin Albin Kurti, se policët serbë të cilët kishin lënë detyrën në very të vendit, ishin kërcënuar me jetë.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit është e dukshme se këtë situatë e kanë oragnizuar grupe të mirëorganizuara me Vuçiçin. Sic e dini, veprimet e Listës Serbe erdhën pas takimit me Vuçiç. Kjo ka si qëllim të destabilizojë vendin dhe të shkaktojë mosfunksionim të institucioneve tona kryesore. Deri më tani në policinë e Kosovës, përkatësisht në zonën e Mitrovicës dhe stacionet policore, janë pranuar dorëheqje nga stafi serb ku janë paraqitur në total 780 dorëheqje. Dorëheqjet brenda policisë së Kosovës po vjen pas kërcënimeve me jetë të bëra ndaj këtyre personave.
Është e nevojshme të ritheksoj se ne do të vazhdojmë njëjtë. Kërkoj nga ju që të ndiqni kanalet zyrtare dhe të merrni informacionet e sakta dhe të mos bini pre e thirrjeve për shkaktimin e trazirave të cilat më së paku u leverdisin qytetarëve.”-u shpreh Zvelça.
Lajmi kryesor:
Tensionet, Kurti: Serbia po destabilizon me grupe kriminale, qëllim që të pengojë planin franko-gjerman! Kanë kërcënuar disa herë për ikje nga institucionet
K.T./ReportTv.al