Kronikë
Top 24

Dorëhiqet drejtori i burgut të Reçit

24 Qershor 2019, 09:51| Përditesimi: 24 Qershor 2019, 10:13

  • Share

Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme. Dorëheqja e tij është paraqitur pranë Drejtorisë së Burgjeve.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vendimit të papritur të ndërmarrë nga Drejtori i burgut të Reçit.

Kujtojmë se Gëzim Selimi u shpall fitues për këtë post pas konkursit në ministrinë  e Drejtësisë. Selimi arriti të marrë pikët maksimale në konkurs. Emërimin në postin e Drejtorit në burgun e Reçit, Selimi e ka nisur që nga janari i vitit 2018. Selimi ishte  ish-oficer para se të bëhej drejtor i burgut të Reçit.

Ndërkohë shërbimin e tij në këtë burg e nisi më 1 korrik, ku pikërisht në këtë datë u bë edhe inagurimi i burgut, i cili u quajt edhe si izolimi i personave VIP. Në burgun ku shërbeu Selimi kishte një kapacitet pritës për 760 të dënuar, ndërsa shërbimet ndaj tyre merren nga një personel prej 400 personash, ku 40 veta jenë administratë dhe 360 punonjës janë oficerë të policisë së burgjeve

Komento

Komente

  • Behari jam!!: 24/06/2019 14:58

    Nuk mundet nje tutor te behet drejtor!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/06/2019 11:11

    Pregatitjet për peshqit e mëdhenjë ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?