Ani Dyrmishi

Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare! Kush është Ani Dyrmishi i cili më parë i ka shpëtuar 2 atentateve

6 Prill 2022, 09:36| Përditesimi: 6 Prill 2022, 12:12

  • Share

DURRËS- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen.

Ani Dyrmishi është emëruar në këtë post në vitin 2017. Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, por deri më tani mësohet se Dyrmishi ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes. Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Më herët Ani Dyrmishi ka mbajtur postet e drejtorit të Hipotekës në Durrës dhe kreu i Këshillit Bashkiak Durrës. Dyrmishit i janë bërë 2 atentate, edhe pse ai ka mohuar te të dyja që të kishin lidhje me të.

Rasti i parë ishte në 19 nëntor të 2018, ku Dyrmishit iu vendos një sasi tritoli në makinën e tij, por lënda plasëse nuk arriti të shpërthente duke u konceptuar vetëm si mesazh kërcënimi. Vetë Dyrmishi tha se nuk kishte konflikt dhe se ngjarja nuk kishte lidhje me të.

Ndërsa atentati i dytë ishte 15 tetor 2019 kur PD denoncoi se persona të paidentifikuar kishin hapur zjarr në drejtim të mjetit të Dyrmishit, por që sipas kësaj partie, ngjarja u fsheh nga policia. Edhe në këtë rast Dyrmishi tha se atentati nuk ishte bërë ndaj tij, edhe se makina e cila është qëlluar është e shoferit të tij dhe se ka hipur vetëm disa herë në të.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • durrsiani: 06/04/2022 19:02

    E mer an hyre dhe ti NON GRATA ......hajd ishalla me noi post me te mire se trenat....ishalla ke NASA shqiptare

    Përgjigju
  • Tirona: 06/04/2022 17:16

    Shpresojm të zgjidhet sa më shpejt pasardhësi tij që tmos ket rrëmuja në qarkullimin hekurudhor e qytetarët tmos e ndjejn dorëheqjen e drrejtorit. A ja qr mu në lajm. Po pse ikin për lesh taksat e popllit se kuptoj.Si paguhen akoma njerëz për poste të kota.

    Përgjigju
  • Ana: 06/04/2022 12:57

    Si ky robi ta kishe nje vend pune. Drejtor hekurudhash, nderkohe qe trenat ne Shqiperi kane shkuar te gjjthe per skrap. Me mire te quhej Drejtor i Puneve te Kota. Hajde Albanistan hajde.

    Përgjigju
  • Gjergji: 06/04/2022 10:12

    Ani like a boss lale ku e vret mendjen ti per post hekurudhe ti je djal bob!

    Përgjigju
    • timi: 06/04/2022 16:50

      Gjeke po qe rri gjith naten tu pi tbardh ai, apo varja, por prap si ka bo keq kujt, rrespekte Ano shyqyr q ske firmos gjo, se do shkoje afer Terit.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?