Ceno Klosi

Jep dorëheqjen Ceno Klosi, nga Tatimet shkon zv-ministër tek MIE! Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar e Tatimeve

4 Qershor, 15:31| Përditesimi: 4 Qershor, 22:36

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme (4 qershor 2024). Ai pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Klosi, i cili tha se largimi i tij nga tatimet vjen pasi do të emërohet zëvendësministër. Ndërkohë Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar te Drejtoria e Tatimeve.

Klosi u emëruarnë krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë. 

Largimi i Klosit nga tatimet bëhet në një periudhë jo të lehtë për këtë institucion për shkak të debatit të madh që ka shkaktuar tatimi i 25 mijë profesionistëve të lirë, ligj ky që pret vendimin në Gjykatën Kushtetuese nëse do të shfuqizohet apo jo. 

Gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Në qershor të vitit 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM).

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nona: 04/06/2024 19:40

    shkoi ne ministri te vjedhe rehat me ballukun....

    Përgjigju
  • Tutu: 04/06/2024 16:35

    Vazhdon seria Ali baba.. me 40 hajdute…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?