Vetingu e dorëheqjet lënë pa gjyqtar GJKKO/ Nga 16 gjyqtarë, 7 janë larguar! Dy nga 9, në spital me Covid, ikën edhe Fran Prendi

3 Nëntor 2020, 12:09| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 19:43

  • Share

Shkarkimet nga vettingu dhe dorëheqjet rrezikojnë ti vënë drynin edhe gjykatës kundër krimit dhe korripsionit.

Kjo gjykatë e cila është pjesë e institucioneve të reformës në drejtësi nga 16 gjyqtarë aktualisht ka 9 gjyqtarë në detyrë, ndërsa më i fundit që ka dhënë dorëheqjen është gjyqtari Fran Prendi.

Sëfundmi kjo gjykatë është prekur edhe nga pandemia covid-19 ku nga 9 gjyqtarë në detyrë vetëm 7 janë në punë pasi dy kolegë të tyre janë duke u kuruar njëri në turqi e tjetri në shqipëri si të prekur me covid-19.

Kjo situatë ka shqetësuar jo pak edhe këshillin e lartë gjyqësorë i cili në pamundësi të një zgjidhje i bënë thirrje gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë në skemën e delegimit.

Cilido gjyqtarë që do të pranoj të delegohet për të shqyrtuar dosjen e nxehta të korrupsionit më parë do duhet të japë pëlqimin për të qenë i monitoruar aid he familjarët e tij për komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare.

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit është ish gjykata e krimeve të rënda e cila ka nisur së funksionuari në vitin 2004.

Aktualisht kjo gjykatë ka kompetencë për krimet e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, grupet kriminale të pastrimit të parave, narkotrafikut, emigrantëve të paligjshëm si dhe akteve terroriste.

Fran Prendi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • indriti: 03/11/2020 14:34

    iku dhe ky pa lagur ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?