Florian Sulejmani, kreu i dorëhequr i AMP

Kronikë

Dorëhiqet pas dy vitesh në detyrë Florian Sulejmani, kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore! Të panjohura arsyet

9 Korrik, 19:38| Përditesimi: 9 Korrik, 20:29

  • Share

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak javë më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkese të Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Kryeministrit, në nëntor 2023, pas një gare për herë të parë me konkurs për zgjedhjen e drejtuesit, pas ndryshimeve ligjore.

Prokuroria e Beratit njoftoi më 16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të tij në detyra.

Por pasi Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën, ia kaloi Prokurorisë së Tiranës dosjen.

Dhe më 26 prill, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Sulejmanit. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jan: 09/07/2025 22:09

    Ku ka zë sështë pa gjë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?