Dorëhiqet me kërkesë të Lames drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, ja kush e zëvendëson përkohësisht

15 Dhjetor 2021, 21:04| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 21:06

  • Share

Drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni. Ene nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame i cili i ka kërkuar Dashit të dorëzojë dorëheqjen.

Përkohësisht Kadastra e Durrësit do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja, e cila do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër.

Kujtojmë që në muajin gusht u shkarkua Viola Hima nga drejtimi i Kadastrës Durrës e cila kishte pak muaj në atë pozicion. Arsyet e shkarkimit nuk u bënë të qarta. Menjëherë pas saj u soll Rajmonda Dashi e cila kishte punuar më herët në Kadastrën e Krujës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?