Drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Rudina Dëgjoni ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Dëgjoni u emërua me konkurs në këtë pozicion në maj të vitit 2019, pas një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare.
Para Degjonit në krye të FSDKSH ishte Adela Xhemali, e cila qëndroi vetëm disa muaj.
Ndërkaq, në vend të znj. Degjoni, është emëruar Elisa Berziu, e cila është drejtoresha e katert në krye të FSDKSH në një hark kohor prej 2 vitesh. Berziu më para ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës se Bashkëqeverisjes në Kryeministri.