Admir Abrija

Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

14 Shkurt, 11:09| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:54

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ai do të emërohet në një post tjetër.

Admir Abrija u emërua në krye të Drejtorisë së Burgjeve në nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, më 20 dhjetor të vitit 2021 dhe zëvendësoi në këtë post, Agim Ismailin. 

Akoma nuk dihet se kush pritet ta zëvendësojë atë. Më 15 dhjetor të vitit të kaluar ndodhi një nga incidentet më të mëdha në burgje.

Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin, por nuk dihet nëse kjo ngjarje ka ndikuar në rastin e dorëheqjes.

Pasditen e sotme u publikua në faqen zyrtare të kryeministrisë dhe vendimi i lirimit nga detyra

V E N D I M

PËR

 LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM  TË BURGJEVE 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Admir Abrija, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hitman: 16/02/2024 21:23

    Mos ja prek dejes dibront or voc se te zdron prej kali. Ulse cish e bone 100 e lekin ?

    Përgjigju
  • Galili: 14/02/2024 14:09

    Do zevendesoje Rrumbullakun pas suksesit ne Burgje

    Përgjigju
  • Malcuri: 14/02/2024 14:05

    I përkëdhelur nga të gjithë qeveritë, majtas dhe djathtas dhe si i tillë nuk ka bërë kurrë asnjë punë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?