Elbasan- Dorëhiqet prefekti i qarkut të Elbasanit.
Ali Mysliu e ka lënë detyrën për arsye personale. Mësohet se për shkak të problemeve shëndetësore, Mysliu ka dorëzuar dorëheqjen.
Dy muaj më parë ai ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe me qëllim përkujdesjen është tërhequr edhe nga jeta aktive si drejtues vendor.
Ai e mbante këtë post që prej 6 muajsh dhe vinte nga bota akademike.
Mysliu e ka paraqitur dorëheqjen nga posti tek kryeministri gjatë fundjavës së kaluar dhe në vijim pritet të mësohet emri i ri i pasardhësit dhe prezantimi.