Këngëtarja Rihanna dhe modelet e "Victoria's Secret"

VIP & Spektakël

Dorëhiqet presidentja e markës luksoze “Victoria’s Secret”, arsyeja është Rihanna?!

15 Nëntor 2018, 19:02| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 19:09

  • Share

Eventi i “ Victoria’s Secret” u komentua jashtë mase në mediat rozë por vetëm ditët e fundit është zbuluar se jo gjithçka po shkon ashtu siç duhet. CEO e firmës së famshme, Jan Singer ka dhënë dorëheqjen dhe dyshimet se firma e të brendshme po shkon drejt falimentimit u shtuan menjëherë.

Sipas burimeve të afërta me shtëpinë e modës, “E!News” shkruan se raportet e shitjeve kanë qenë dhe për këtë arsye u largua edhe presidentja e markës e cila e mbante atë post prej dy vitesh. Nga ana tjetër, thuhet se arsyeja e falimentimit mund të jetë mjaft mirë Rihanna me firmën e saj të të brendshmeve,  “Savage x Fenty”.

Jan Singer, presidentja e dorëhequr e "Victoria's Secret"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?