Në Bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë.
Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.
Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.
Krahasuar me një vit më parë me zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja ka pësuar një humbje me 14%.3. Nga ana tjetër, PS ka pësuar një rritje me gati 10%. Nga ana tjetër bashkimi i LSI-së me Sali Berishën i ka sjellë asaj një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara me rreth 12%.
Në fund të numërimit, fituesi i zgjedhjeve në Rrogozhinë Edison Memolla, takoi Hekuran Xhanin nga 'Shtëpia e Lirisë'.
Lajmi kryesor:
PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021
//ReportTv.al