Partia Socialiste ka rrëmbyer një tjetër Bashki. Ajo ka dalë fituese në Lushnje, ku kandidatja Eriselda Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.
Fitorja është duartrokitur, teksa është parë drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla i cili ka përqafuar Eriselda Sefën dhe deputetin Erion Braçe. Në përfundim të numërimit, Sefa tha se Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ato që nuk kanë votuar PS-në.
" Projektet do të vihen në zbatim, të gjithë do të gjejnë një institucion të hapur, komunikimi me qytetarët që kanë një ide për të mirë të komunitetit do të gjejnë një derë të hapur, shumë faleminderit, jam mirënjohëse për këtë besim", tha Sefa.
Lajmi kryesor:
PS fiton në 5 Bashki (Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër)! Berisha merr Shkodrën, Basha humbje historike, del forcë e tretë! Socialistët rritje krahasuar me 2021
//ReportTv.al