Dorëzohet i fejuari i Elvana Gjatës, ja plani për të nxjerrë pa faj Ervin Matën dhe ish-komandon

3 Mars 2019, 07:43| Përditesimi: 3 Mars 2019, 07:48

  • Share

Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ka vendosur të dalë nga kërkimi 5 mujor dhe të dorëzohet në policinë e Tiranës, duke pretenduar se në masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-bllok, nuk ka pasur lidhje. Pritet që në ditët në vijim Mata të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do njihet me masën e sigurisë, ku ka shumë gjasa që ai të lirohet dhe të hetohet në gjëndje të lirë. Dorëzimi i Matës vjen në një kohë kur situata për këtë ngjarjeështë qetësuar, ku pak kohë më parë gjykata e Tiranës, vendosi t’i heqë masën e “arrestit në burg” të plagosurin Eljo Hato, i cili nga sa mësohet është çuar për t’u mjekuar në një nga spitalet e Turqisë.

Çuditërisht në burg për ngjarjen e 4 tetorit 2018 po qëndron vetëm Ervis Martinaj, i cili në këtë ngjarje mbeti vetë i plagosuri me një plumb në qafë. Ndërsa ish-komandoja Marviol Bilo që besohet se ka qëlluar me armë, duke shkaktuar vrasjen e Fabiol Gaxha, dhe plagosjen e Ervis Martinaj e Eljo Hato, vijon të jetë në kërkim policor.

Por edhe për Bilon, gjërat siç duket po ndryshojnë, pasi mbrojtësit ligjorë të tij, janë duke bërë të pamundurën që ish-komandoja të mos akuzohet për vrasjes me dashje ndaj 1 ose më shumë personave, por për akuzën e “Vrasjes në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”, çka do i sillte një denim, jo më shumë se dy vite burgim Marviol Bilos. Kjo pasi dinamika e krimit është krijuar në mënyrë të tillë që viktima Fabiol Gaxha, ka qënë personi që inicioi reagimin e me armë të Bilos, pasi sipas shumë dëshmitarëve Gaxha ishte njeriu që nxori armën dhe e drejtoi atë drejt tavolinës ku qëndronin Ervin Mata, Marviol Bilo e persona të tjerë. Nisur nga këto kushte dhe duke qënë se është ndier i kërcënuar për jetën e tij, Bilo ka filluar të përleshet, dhe ka qëlluar me armë Gaxhën duke e lënë të vdekur në vend, dhe plagosur Ervis Martinin dhe Eljo Haton, të cilët kishin vetëm pak sekonda që kishin hyrë në lokalin “Monopol”. Pas kësaj Bilo është larguar me shpejtësi nga lokali dhe armën e krimit e ka hedhur tek lulishtja tek Piramida. Pas tij dhe personat e tjerë janë larguar, ndërsa policia arrestoi në spital Ervis Martinaj, Eljo Haton dhe disa persona të tjerë.

Ndaj Ervis Martinaj që prej 19 nëntorit 2018 gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga“arrest në burg” 30 ditor në “arrest në burg”. Pas këtij vendimi nga ana e anëtarëve të grupit hetimor është bërë një mobilizim, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari të dyshimtë kriminale. Plot dy muaj nga ndodhja e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok ku Fabjol Gaxha mbeti i vdekur, dhe Ervis Martinaj e Eljo Hato u plagosën, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohet dhe analizohet çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë, pranë organeve ligjzbatuese, kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij. Tashmë pjesë e dosjes së masakrës së 4 tetorit 2018 është bërë dhe një kallëzim penal, që biznesmeni Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori në mars 2017.

Mësohet se në një nga ditët e këtij muaji, dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.

Ky takim sipas Beqjat është kryer mes tij dhe Martinaj në ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë. Mirëpo pas refuzimit të ofertës së Martinaj i cili kishte ardhur si mik në shtëpinë e Beqjat, sipas deklarimeve të biznesmenit, më pas Martinaj e kishte kërcënuar. Për pasojë në atë periudhë, Ylvi Beqja ka depozituar një kallëzim penal kundër Ervis Martinaj, për akuzën e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”. Fill pas këtij kallëzimi në 2017 prokuroria deklaroi se kishte nisur hetime për të dyja akuzat e ngritura nga Beqja, duke sekuestruar disa pamje filmike pranë banesës së Ylvi Beqja dhe disa komunikime në aplikacionin “Whats app”.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 03/03/2019 23:50

    C’lidhje ka elvana gjata me kte problem elvana sot esht me nji neser me nji tjeter ket zanant ka, thuani u kap Boli ose emrin qe ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?