Me mendjen te finalja e Champions League kundër PSG-së më 31 maj në Mynih, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka zgjedhur mos hedhë në fushë lojtarët më të mirë në Serie A.
Këtë mbrëmje zikaltërit luajnë me Comon në udhëtim dhe duan tri pikë pasi janë në garë për titullin kampion në Serie A. Paçka se Napoli është një pikë më shumë, gara vijon të jetë e hapur dhe matematika lejon të shpresosh.
Trajneri Inzaghi ka vendosur të luaj me vetëm tre titullarë fiks këtë mbrëmje. Sommer, Dimarco dhe Calhanoglu janë tre emrat e vetëm të formacionit, ndërsa nga minuta e parë projektohet Kristjan Asllani.
Formacioni i mundshëm:
Inter (3-4-2-1): Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Darmian, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Zaleëski, Correa; Taremi
Lajmi kryesor:
Mbrëmje 'Oscari' në Itali, Serie A mëson sot skuadrën kampione! Një shqiptar me trofe në duar, Napoli në avantazh ndaj Interit
S.Dh/ReportTv.al