Manchester United është dorëzuar përfundimisht për blerjen e ‘yllit’ të Borussia Dortmund Jadon Sancho. Kjo pasi verdhezinjtë nuk heqin dorë nga futbollisti poshtë 100 mln paundëve, një shifër e konsideruar e lartë nga ‘djajtë’, të cilët kanë ndjerë pasojat e koronavirusit.
Sipas ‘Daily Mail’ 20-vjeçari është ëndrra e madhe e verës për Manchester United, por anglezi të paktën edhe për një vit do të jetë në Dortmund. Sancho është prodhim i akademisë së Manchester City-t, ndërsa në 2018 u shit në gjermani për 5 mln euro.
Komento